Live

BNE u mposhtë prap në turneun më të madh në botë në CS:GO

10:48 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Bad News Eagles e kanë shijuar edhe humbjen e dytë në “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në CS:GO.

Ekipi kosovar u mposht 16:8 nga ekipi ENCE.

Kësisoj, BNE tani kanë dy humbje dhe asnjë fitore, teksa do të luftojnë për mbijetesë në ndeshjen e radhës.

Por, aty do ta kenë jashtëzakonisht vështirë, kjo pasi që do të përballen me ekipin e ranguar numër një në botë, FaZe Clan.

Ndeshja fillon nga ora 17:30 dhe zhvillohet në “Best of 3”.

Shpërndaje në

U Kopjua