Live

Bogujevci për emrin e kryeparlamentarit: Pse duhet të propozojmë emra të tjerë?

10:04 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, tha se VV e ka propozimin për kandidate të kryetares së Kuvendit.

“Albulena Haxhiu është njëra ndër gratë më të votuara në vendin tonë. Ia ka dhënë besimin populli por në të njëjtën kohë është një grua që ka një përvojë të gjatë jo vetëm si ministre, por edhe si deputete… Kështu që e meriton dhe e ka mbështetjen e gjithsecilit prej neve në këtë drejtim. Nuk munden individë apo grupe individësh nga subjektet e tjera politike ta determinojnë personin që ne e kemi si propozim, në të cilin besojmë. Pse duhet të propozojmë emra të tjerë. E di që është përmendur emri im. A më ka pyetur kush mua a dua të jem kryetare e Kuvendit a jo. Pse e marrin atë të drejtë të bëjnë propozime të tilla…”, tha Bogujevci.

Shpërndaje në

U Kopjua