Kampioni i boksit në peshat e mesme Sergei Kovalev është përjashtuar nga aeroplani pasi ai fillimisht puthi njëren prej pasagjereve e më pas hodhi para mbi të.
Incidenti ndodhi me 15 korrik. Sipas The Athletic, boksieri kapi për dore pasagjeren e ulur ngjit me të në fluturimin drejt Los Angelesit.
Stafi i aeroplanit konstatoi se pasagjerja ndihej e pasigurtë, andaj dhe piloti e largoi boksierin nga aeroplani.
Bëhet e ditur se nuk do të ketë ndonjë aktakuzë ndaj Kovalev.