Live

Borussia Dortmundi publikon listën anti-Real, gati për finalen e madhe

12:29 / 31 Maj 2024

Nga Kosova Live

Nesër zhvillohet finalja e madhe e UEFA Champions League në “Wembley” të Londrës mes Dortmundit dhe Real Madridit.

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka publikuar listën e lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline

Trajneri Edin Terzic ka marrë me vete gjithë futbollistët e tij në Londër, për finalen e dytë në histori brenda 11 viteve të fundit.

Kujtojmë që Dortmundi, do të përballet kundër Real Madridit në finalen e madhe që do të zhvillohet në mbrëmjen e së shtunës në ora 21:00.

Shpërndaje në

U Kopjua