Live

Britania e Madhe ndjek hapat e BE-së, bllokon “TikTok” nga pajisjet zyrtare

22:01 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Qeveritë federale të SHBA dhe Kanadasë, së bashku me Parlamentin Europian, kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet celulare të përdorura nga qeveria.

Së fundmi kësa “nisme”, i është bashkuar edhe Britania e Madhe, e cila ka njoftuar se TikTok do të bllokohet në të gjitha pajisjet parlamentare

“Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare, komisionet e Dhomës së Komunave dhe Lordëve kanë vendosur që TikTok të bllokohet nga të gjitha pajisjet parlamentare dhe rrjeti më i gjerë parlamentar”, tha një zëdhënës i parlamentit.

TikTokështë vënë nën kontroll për shkak të frikës se të dhënat e përdoruesve nga aplikacioni në pronësi të kompanisë me bazë në Pekin, ByteDance, mund të përfundojnë në duart e qeverisë kineze, duke minuar interesat e sigurisë perëndimore.

Shpërndaje në

U Kopjua