Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë së një koalicion në mes të LVV-së dhe LDK-së është i mundur përkundër disa dallimeve, për të cilat ai ka thënë se mund të tejkalohen.
“Unë mendoj që nuk është i pamundur, janë disa dallime që ekzistojnë, por me një vullnet të mirë unë besojë që tejkalohen”, ka thënë Bulliqi.
Tutje, Bulliqi ka thënë se formimi i institucioneve shtetërore është detyrë e çdonjërit prej neve.
“Me rendësi është, populli thotë me i bë teklif, me i konsultu me i ulë e me diskutu me ta dhe me e pa vullnetin. Institucionet shtetërore dhe formimi i institucioneve shtetërore është detyrë e çdonjërit prej neve, pavarësisht subjektit politik, prandaj besojë që nevojitet kontributi i të gjithëve në këtë momentum, në këtë situatë politike edhe në kuptimin e brendshëm por edhe në aspektin ndërkombëtar është një momentum i mirë me u ulë bashkë me i lanë disa gjëra anash dhe me qit interesin e përgjithshëm para së gjithash”, ka thënë Bulliqi për Kanal10,