Live

Burri i pickuar 200 herë nga gjarpërinjtë zbulon antihelmin që mund të shpëtojë mijëra jetë

08:54 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Tim Friede, një burrë nga SHBA, ka kaluar mbi 18 vite duke injektuar veten me helme të gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë, për të zhvilluar imunitet dhe për të ndihmuar në krijimin e një antihelmi universal.

Antitrupat e zhvilluar në trupin e tij janë testuar në kafshë dhe kanë treguar mbrojtje kundër dozave fatale të helmeve nga 13 prej 19 llojeve të rrezikshme të gjarpërinjve.

Ky zbulim shihet si një hap i madh drejt një trajtimi që mund të mbrojë kundër shumë pickimeve, ndryshe nga terapitë aktuale që janë specifike për çdo specie, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Friede është pickuar mbi 200 herë dhe ka marrë mbi 700 injeksione helmesh nga gjarpërinj si kobra, mamba dhe taipan. Përkundër rreziqeve dhe komave të përjetuara, ai thotë se motivimi i tij është shpëtimi i jetëve në vende ku mungojnë trajtimet efektive.

Shkencëtarët besojnë se antitrupat e tij mund të çojnë drejt një antihelmi të gjerë, që mbulon më shumë specie se kurrë më parë.

Shpërndaje në

U Kopjua