Live

Çaj rusi apo çaj i zi, historiku dhe efektet e tij në shëndet!

09:26 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia.

Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.

Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Shija e çajit varet nga Kualiteti i çajit, Uji në të cilin zihet, dhe Ena në të cilën përgatitet.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.

Efektet e çajit të zi:

Çaji i zi në të vërtetë nuk është i zi. Në Kinë, ky çaj është referuar si “çaj i kuq” për shkak të ngjyrës së tij. Pirja e tij çdo ditë mund të ketë shumë përfitime shëndetësore. Disa njerëz madje e përdorin atë si një alternativë ndaj kafesë për shkak të përmbajtjes së kafeinës. Por gjithashtu mund të vijë me disa rreziqe nëse pini shumë gota në ditë.

Më poshtë janë të listuara disa nga këto përfitime, dhe disa rreziqe të mundshme, të pirjes së këtij çaji.

Mund të zvogëlojë presionin e gjakut. Është vlerësuar se 26% e popullsisë së botës ka presion të lartë të gjakut dhe kjo mund të çojë në disa çështje serioze. Edhe pse efekti mund të jetë i vogël, studimet tregojnë se pirja e çajit të zi rregullisht mund të ndihmojë në zvogëlimin e hipertensionit.

Çaji i zi mund të ndihmojë me kolesterolin. Një në çdo 3 të rritur ka kolesterol të lartë. Por burrat në përgjithësi janë në një rrezik më të lartë se gratë. Studiuesit kanë zbuluar se përfshirja e çajit të zi në dietën tuaj mund të ulë nivelet e kolesterolit tuaj me një sasi të konsiderueshme. Mund të luftojë kavitetet. Çaji, në përgjithësi, mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin e përgjithshëm oral. Por çaji i zi, në veçanti, u zbulua se përmban përbërës që vrasin bakteret përgjegjëse për shkaktimin e kaviteteve.

Shpërndaje në

U Kopjua