Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Supremja refuzoi si të pathemelta të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP’së. Ai ka thënë se KQZ duhet që t’i certifikojë rezultatet më së largu deri nesër.
Cakolli shton se anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri sot ose më së largu nesër “nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje sot” të dorëzojnë dorëheqjet e tyre.
Ai ka thënë se afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit – e cila thirret nga Presidentja e vendit – fillon të rrjedhë që nga momenti i vendimit për certifikimin e rezultateve, që sipas tij mund të jetë nesër.
“Gjykata Supreme ka refuzuar si të pathemelta të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP-së. Kjo i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, më së largu deri nesër. Kjo nënkupton që anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri sot (ose më së largu nesër – nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje sot) të dorëzojnë dorëheqjet e tyre. Ndërsa afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit – e cila thirret nga Presidentja e vendit – fillon të rrjedhë që nga momenti i vendimit për certifikimin e rezultateve, që me gjasë do të jetë nesër.”