Live

Cakolli tregon 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit në seancën e 15 prillit

17:18 / 01 Prill 2025

Nga Kosova Live

Eugen Cakolli ka treguar se cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit, në seancën që presidentja Osmani e ka thirrë më 15 prill.

Ai ka thënë se kjo seancë nuk ka as fjalime e as debat, derisa pesë ditë përpara Konjufca duhet të thërrasë takim me krerët e partive për të diskutuar rendin e ditës dhe ndarjen e vendeve në sallë.

Seanca duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu.

Pastaj çdo parti cakton një anëtar në Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve. Ky komision kontrollon nëse në sallë ka kuorum dhe nëse të gjithë deputetët kanë mandate të vlefshme. Komisioni do të udhëhiqet nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit në seancën e 15 prillit sipas Cakollit

Eugen Cakolli ka treguar se cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit, në seancën që presidentja Osmani e ka thirrë më 15 prill.

Ai ka thënë se kjo seancë nuk ka as fjalime e as debat, derisa pesë ditë përpara Konjufca duhet të thërrasë takim me krerët e partive për të diskutuar rendin e ditës dhe ndarjen e vendeve në sallë.

Seanca duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu.

Pastaj çdo parti cakton një anëtar në Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve. Ky komision kontrollon nëse në sallë ka kuorum dhe nëse të gjithë deputetët kanë mandate të vlefshme. Komisioni do të udhëhiqet nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas votimit të raportit të komisionit, vazhdohet me betimin.

“Më pas votohet Kryetari i ri i Kuvendit, që duhet propozohet nga partia më e madhe parlamentare. Zgjedhja bëhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Nëse zgjidhet, ai menjëherë merr drejtimin e seancës.”

Më pas bëhet zgjedhja e pesë nënkryetarëve: tre propozohen nga tri partitë më të mëdha (LVV, PDK dhe LDK), një nga deputetët e komunitetit serb, dhe një tjetër nga deputetët e komuniteteve të tjera jo-shumicë. Kandidati i subjektit më të madh duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari.

Cakolli thotë se seanca konsiderohet e përmbyllur – e rrjedhimisht Kuvendi i konstituar – vetëm pasi zgjidhen Kryetari dhe të gjithë nënkryetarët. “E megjithatë, nuk ka asnjë afat të përcaktuar kohor për zgjedhjen e tyre, duke lënë hapësirë për zvarritje të procesit.”

Ai ka shtuar se nëse seanca ndërpritet për çfarëdo arsyeje, pauza nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Hapat sipas Cakollit:

1. Seanca konstituive, e thirrur nga Presidentja Osmani, nuk është si seancat e zakonshme. Nuk ka fjalime, as nuk ka debat. Është një seancë procedurale, por vendimtare drejt formimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

2. Përgatitjet për këtë ditë i takojnë Kryetarit të legjislaturës së kaluar, Glauk Konjufcës, i cili së paku pesë ditë para seancës duhet të thërrasë një takim me krerët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të diskutuar rendin e ditës dhe ndarjen e vendeve në sallë. Nëse nuk e bën, seanca mbahet gjithsesi në datën që ka caktuar Presidentja.

3. Por seancën nuk do t’a kryesojë Glauk Konjufca. Ajo do të drejtohet përkohësisht nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga më i riu.

4. Fillimisht, çdo parti cakton një anëtar në Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve. Ky komision kontrollon nëse në sallë ka kuorum dhe nëse të gjithë deputetët kanë mandate të vlefshme. Komisioni do të udhëhiqet nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

5. Pas prezantimit të raportit të komisionit, ai votohet nga Kuvendi. Vetëm pas kësaj vazhdohet me betimin.

6. Deputetët bëjnë betimin solemn dhe marrin zyrtarisht mandatin e tyre si përfaqësues të zgjedhur.

7. Më pas votohet Kryetari i ri i Kuvendit, që duhet propozohet nga partia më e madhe parlamentare. Zgjedhja bëhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Nëse zgjidhet, ai menjëherë merr drejtimin e seancës.

8. Tutje, vijohet me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve: tre propozohen nga tri partitë më të mëdha (LVV, PDK dhe LDK), një nga deputetët e komunitetit serb, dhe një tjetër nga deputetët e komuniteteve të tjera jo-shumicë. Kandidati i subjektit më të madh duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari.

9. Seanca konsiderohet e përmbyllur – e rrjedhimisht Kuvendi i konstituar – vetëm pasi zgjidhen Kryetari dhe të gjithë nënkryetarët. E megjithatë, nuk ka asnjë afat të përcaktuae kohor për zgjedhjen e tyre, duke lënë hapësirë për zvarritje të procesit.

10. Por nëse seanca ndërpritet për çfarëdo arsyeje, pauza nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua