Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë cifti më i ri në botën e yjeve. Ndonëse asnjëri nuk e ka pranuar lidhjen dyshja janë parë shpesh në përqafimin e njëri tjetrit.
Në një intervistë të fundit këngëtarja Camila Cabello foli dhe për dashurinë: “Të biesh në dashuri është si një infinit levelesh, apo këndesh. Unë rashë në dashuri dhe hapa veten. Çdo gjë është e shkruar në të tashmen”, është shprehur këngëtarja.
Këngëtarët kanë publikuar edhe një këngë së bashku të quajtur “Senorita”. Edhe në klipin e këngës lëhtë mund ta vërejmë kiminë që kanë ndërmjet tyre.