Live

Certifikimi i rezultateve | Kurti së bashku me ministrat nesër pritet të japin dorëheqje

17:57 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri aktual, Albin Kurti më së largu deri nesër do ta mbajë pozitën e kreut të Qeverisë. Krejt kjo pasi nesër pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Do të thotë; Neni 26 i Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës parasheh që para ditës së certifikimit të rezultateve, Kurti të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Sot, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP dhe kjo i hap rrugë edhe certifikimit të zgjedhjeve.

Shpërndaje në

U Kopjua