Deri më tani, ekspertët kanë pranuar se kripa e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionit të lartë të gjakut.
Një studim i publikuar në revistën Nature Neuroscience, arrin në konkluzionin se kripa e tepërt shkakton mangësi në funksionet e trurit tek njeriu.
Shkencëtarët shpjegojnë se duke e tepruar me kripën, njeriu është më i prekur nga ishemia, sëmundjet e zemrës dhe probleme të ndryshme me funksionet e trurit.
Të dhënat shkencore tregojnë se kripa arrin të dëmtojë funksionin e qelizave endotheliale brenda enëve cerebrale të gjakut.
Problemet me këto qeliza, përfshirë këtu edhe furnizimin e mangët të trurit me oksigjen, përbëjnë gjenezën e shumë sëmundjeve kronike.
Roli i fortë i kripës në shëndetin e stomakut dhe trurit
Studimi i përmendur më lart vëzhgoi rolin e kripës në shëndet për një periudhë 12 javore.
Gjatë kësaj periudhe, eksperimentoi tregoi se një regjim ushqimor me shumë kripë prish funksionin e qelizave të trurit.
Ky regjim gjithashtu pakëson furnizimin e trurit me oksigjen.
Nga ana tjetër, shkencëtarët zbuluan se kripa rrit nivelin e rruazave të bardha të gjakut që gjenden në stomak dhe mbajnë emrin TH17.
Numri i lartë i tyre rrit nivelin e një molecule L-17 që nxit inflamacionin.
Prania e saj ka ndikime negative në shëndetin cerebrovaskular.
Ky zbulim, të cilit i referohet agroWeb.org, nënvizon praninë e një lidhjeje të fortë mes stomakut dhe trurit.
Kjo lidhje duhet marrë në konsideratë në përzgjedhjen e një regjimi ushqimor.
Ndryshimet në Regjimin ushqimor kanë efekt shërues
Lajmi i mirë sipas ekspertëve, është se ndikimet negative të kripës mund të zbrapsen.
Kjo ndodh nëse njeriu bën ndryshimet përkatëse në regjimin ushqimor.
Rezultatet në eksperimentet e kryera janë premtuese thonë shkencëtarët.
Sipas tyre, nuk është kurrë vonë për të bërë zgjedhje të shëndetshme./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.