Live

Çfarë ndodh nëse e ruani çokollatën në frigorifer?

17:39 / 23 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Çokollatën e blerë apo pjesën e mbetur të saj shumica e njerëzve e ruajnë në frigorifer, gjë që nuk është edhe aq e rekomandueshme.

Shija e çokollatës, domethënë e kakaos, humb cilësinë në temperatura më të ulëta. Temperatura ideale për ruajtjen e kësaj ëmbëlsire është midis 18 dhe 21 gradë. Çokollatën të cilën nuk e keni ngrënë, mbështilleni në një mbështjellëse.

Çokollata e zezë mund të ruajë shumë gjatë cilësinë, madje edhe deri në një vit, ndërsa çokollata me qumësht mund të ruajë shijen dhe aromën e saj të plotë deri në 6 muaj nga data e stampuar në ambalazh. Ndërkaq, po qarkullojnë fjalë se deri në vitin 2050 çokollata ndoshta do të jetë zhdukur. Kjo pasi ajo është e vështirë për tu prodhuar. Kërkesa dhe konsumi global po rritet mbi sasinë e prodhuar.

Shpërndaje në

U Kopjua