Live

Challandes i pakënaqur me lojën, nuk rrezikuam me aksione

00:55 / 15 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur i pa kënaqur sepse futbollistët e tij është dashur të rrezikonin më shumë.

Challandes për mikrofonin e SuperSport Kosova ka deklaruar Çekia ishte shumë e fortë dhe e ka merituar kualifikimin sonte.

“Ne duhet të bëhemi të qartë, ne kemi pasur një skuadër si Kosova, është mbrojtur, ishte mirë por nuk mund të luanim lojën tonë, kemi luajtur kundër një skuadre të mirë dhe urime për kualifikimin. Kam vetëm një pendim, kisha një ndjenjë nuk kemi marrë rrezik në krijimin e aksioneve. Sot, iu kam thënë futbollistëve të luajnë lojën e tyre, të rrezikojnë, por arsyeja e parë është shumë e fortë, ka luajtur me një intensitet të lartë, ne patëm mundësi të luajmë futboll, por nuk luajtëm”, ka deklaruar Challandes.

Kosova të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit A kundër Anglisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e tretë me 11 pikë duke i humbur gjasat për kualifikim direkt nga grupi.

Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Në rast të fitores, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...