Live

Champions League, sonte dihen katër çerekfinalistët e parë

15:55 / 11 Mars 2025

Nga Kosova Live

Liga e Kampionëve kthehet sonte me ndeshjet e 1/8-tës së finales.

Sonte do të dihen çerefinalistët e parë të kësaj gare prestigjioze.

Barcelona në shtëpi e pret Benfican. Barça nga ndeshja e parë e ka një epërsi minimale si mysafire e portugezëve me rezultat 0:1. Kjo lojë nis nga ora 18:45.

Krejt tjetër është situata në mes të skuadrave gjermane, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen.

Në takimin e parë në “Allianz Arena”, “bavarezët” bindshëm triumfuan ndaj “farmacistëve” të Granit Xhakës me rezultat 3:00.

Ndeshja Bayern Munchen – Bayer Leverkusen, fillon nga ora 21:00.

Edhe Interi e ka një epërsi solide ndaj holandezëve të Feyenoordit.

“Nerazzurët” si mysafir shënuan fitore me rezultat 0:2.

Po ashtu edhe takimi mes Interit dhe Feyenoordit, nis nga ora 21:00.

Derisa, Liverpool në “Anfiled Road” është nikoqire e Paris Saint Germain.

Skuadra e Arne Slot, e arriti një fitore goxha të zorshme në lojën e parë në “Parc des Princes”, krejt në fund me rezultat 0:1.

Mbetet të shihet se kush nga katër skuadrat do të jenë çerekfinalistë të Champions League.

Shpërndaje në

U Kopjua