Live

Chelsea afër transferimit të bashkëlojtarit të Xhakës e Shaqirit

12:50 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Chelsea raportohet se po punon me nxitim për të siguruar shërbimet e portierit të Zvicrës, Gregor Kobel.

Madje “Bild” raporton se një takim mes menaxherit të portierit të Dortmundit dhe këshilltarëve të Chelseat është zhvilluar në Londër pak ditë më parë.

Chelsea është bindur më aftësitë e 25 vjeçarit pas ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve ku zvicërani ishte më i merituari në fitoren e Borusia Dortmund.

Kobel është gjithashtu në krye të listës së dëshirave te Manchester United. Kobel ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2026

Shpërndaje në

U Kopjua