Skuadra angleze Chelsea nuk dëshiron ta shesë mesfushorin N’Golo Kante.
Kante është i lidhur me një kalim te Juventus, por sipas disa spekulimeve klubi nuk dëshiron shitjen e tij.
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka thënë se dëshiron ta transferojë francezin në Torino, pasi e sheh si lojtarin e duhur për formacionin e parë.
Sipas disa spekulimeve pavarësisht që klubi nuk ka pranuar, drejtori sportiv Fabio Paratici nuk do të heqë dorë, pasi është fans i madh i 28-vjeçarit.
Klub tjetër i interesuar për shërbimet e fituesit të Kupës së Botës është edhe Real Madrid.