Live

Chiellini për procesin ndaj Juves: Kishte të drejtë Mourinho…

12:51 / 18 Maj 2023

Nga Kosova Live

Giorgio Chiellini është rikthyer të flasë për Juventusin dhe mbi të gjitha për penalizimin e bardhezinjve me 15 pikë në mes të sezonit, dënim që u rrëzua sërish pak ditë më parë.

Ish-kapiteni i bardhezinjve pranoi se ky proces është shndërruar në qesharak dhe ka manipuluar garën për zonën Champions, duke u pajtuar me deklaratat e Jose Mourinhos.

“Dënimi dhe më pas anulimi i tij, të dyja në kampionat e sipër, kanë bërë të parregullt garën për zonën Champions, jo vetëm për Juven, por edhe për të tjerat. Në fund kishte të drejtë Mourinho. Ky proces duhej të dilte me një vendim para ose pas përfundimit të kampionatit, në mënyrë që të mos ndikonte në garë”, u shpreh Chiellini.

Shpërndaje në

U Kopjua