Live

Cilën kombëtare e përkrah Sali Berisha në “Kupën e Botës”?

13:56 / 26 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kupa e Botës, Katar 2022, prej disa ditësh ka nisur tanimë. Padyshim që Botërori është kompeticioni futbollistik më i rëndësishëm në botë, ndaj pyetjes së me kë kombëtare bëni tifo, nuk i shpëtoi ditën e sotme as Sali Berisha.

Gjatë komunikimit me qytetarët, një prej pyetje ishte pikërisht se me kë është tifoz ish-kryeministri, e përgjigja e tij ishte më shumë diplomatike.

Berisha tha se jam tifoz me ekipin që fiton, përveç Serbisë. “Pyetja: Me cilën kombëtare jeni tifoz në Botëtor? Berisha: Jam me ekipin që fiton, përveç Serbisë”.

Si duket, angazhimet e shumta në politikë nuk e kanë lënë doktorin të shohi futboll dhe të ketë një skuadër të preferuar.

Sigurisht që një kompeticion i tillë nuk i shpëton dot as politikanëve ku shumë prej tyre janë tifozë fantatikë dhe mbështesin ekipet e tyre të zemrës.

Eshtë normale që një ekip si Serbia të u rrehet apo më saktë të mos përkrahet në vendin tonë për vetë historinë mes dy vendeve.

Shpërndaje në

U Kopjua