Live

Çitaku: Lajm i mirë për të gjithë, hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar

20:25 / 12 Prill 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Sudani.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo njohje përbën një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

“Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Rritja e numrit të njohjeve është jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale, dhe ky proces bëhet më i lehtë kur punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua