Live

Çitaku për vendimin e Speciales: Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore

08:27 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se kjo është një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore.

Tutje, ajo shkroi se këtë padrejtësi do ta gjykojë historia.

“Baca Haxhi nesër do të përcillet në rrugëtimin e tij të fundit, i rrethuar nga dashuria dhe nderimi i të gjithëve ne që e njohëm dhe e çmuam jetën dhe veprën e tij. Do të jemi aty për ta përcjellë me respekt e dhimbje, por edhe me krenari për gjithçka që ai dha për këtë tokë”.

“Por dhimbja bëhet edhe më e rëndë, sepse biri i tij nuk do të jetë pranë për ta dhënë lamtumirën e fundit. Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore ia mohon këtë të drejtë themelore. Kjo nuk është drejtësi. Gjykatë e specializuar në padrejtësi”, shkroi Çitaku.

Shpërndaje në

U Kopjua