Live

City mposht Liverpoolin në finalen e FA Community Shield

20:10 / 04 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Manchester City ka mposhtur Liverpoolin pas penaltive në FA Community Shield.

Rezultati i përfundimtar i ndeshjes ishte 1-1.

City kaloi  në epërsi në minutën e 12 përmes Raheem Sterlingut, që shënoi nga afërsia nga një asistim i David Silvas.

Derisa Liverpooli arriti të barazonte shifrat në pjesën e dytë përmes Joel Matipit, i cili në minutën e 77 shënoi nga një asistim i Van Dijkut.

Winjaldum nuk i’a doli të shënojë nga penaltia dhe kështu citizens fituan kupën e FA Community Shield.

Shpërndaje në

U Kopjua