Live

City në garë për Reinierin

14:32 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Pas Barcelonës e Atletico Madridit, edhe Manchester City është futur në garë për shërbimet e talentit brazilian Reinier, shkruan të martën e përditshmja “Daily Mail”.

Reinier 17-vjeçar, këtë vit është promovuar në ekipin e parë të Flamengos dhe po konsiderohet si talenti më i madh në Brazil në rolin e mesfushorit, transmeton Koha Ditore.

Ai këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 13 ndeshje për Flamengon. Reinier ka kontratë me Flamengon deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 70 milionë eurosh, të cilën Manchester City është i gatshëm ta paguaj.

Reinier ka edhe pesë gola në dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen U-17 të Brazilit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...