Live

“Çmendët” Ronaldo pas humbjes nga Al-Ittihad, godet disa shishe të ujit rrugës për tunel

23:47 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka mbetet tejet i zemëruar me humbjen e Al Nassr nga rivali direkt për titull, Al-Ittihad të enjten.

Portugezi ishte titullar por këtë herë nuk arriti të lërë shenjë. Ai kishte vetëm një gjuajtje në kuadratin e portës pas 90 minutave në fushë.

Romarinho shënoi golin e fitores 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt dhe Ronaldo u pa tejet i zemëruar pas humbjes duke hequr nga krahu edhe shiritin e kapitenit.

Pastaj ai u kthye të falënderonte tifozët para se të shkonte për në tunel, ku nga zemërimi i madh goditi disa shishe të ujit që gjendeshin jashtë fushës.

Bashkëlojtarët e Al Nassr provonin gjatë tërë kohës ta qetësonin, por pesë herë fituesi i Artë nuk lejonte duke vazhduar direkt e në tunel.

Al Nassr tani janë një pikë mbrapa Al-Ittihad në garën për titull, me këtë humbje që ndikon të bien në pozitën e dytë në tabelë. Portugezi tani ka dështuar të shënojë në dy ndeshjet e fundit dhe si pasojë tifozët e skuadrës arabe kanë mbetur të zemëruar.

“Një tjetër paraqitje turpëruese e Cristiano Ronaldos për Al Nassr. Aboubakar dhe Talisca u larguan për këtë 200 milionësh. Gabim i madh dhe tani nuk jemi as të parët. Largojeni nga klubi”.

“Ronaldo është duke mbajtur mbrapa një top skuadër. Ishim të parët para se kjo të ndodhte”.

“Al Nassr mund ta humbasë titullin nga Al Ittihad dhe tani mund të them se është faji i Ronaldos”, ishin disa nga komentet e tifozëve.

Shpërndaje në

U Kopjua