Çmenduria serbe s’ka t sosur! I ashtuquajturi drejtor i zyrës së Qeverisë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka deklaruar me rastin e vendosjes së flamurit shtetëror në kalanë e Artanës, se “kjo kala kurrë s’do të jetë monument kosovar”.
Sipas fjalëve të tij, vendosja e flamurit të Kosovë në këtë kala “paraqet një akt të revizionizmit historik”.
“Kalaja e Artanës është një prej lokaliteteve kyç historike serbe dhe çdo tentativë që ajo të paraqitet në ndonjë dritë tjetër nuk është asgjë tjetër përveç se akt i fshirjes së dhunshme të historisë”, ka thënë Guriq.
Gjuriq e ka mbajtur edhe një ligjëratë të vogël historike duke treguar se Artana në mesjetë ishte një qytet multietnik, ku kanë jetuar serbët, sasët, grekët, dubrovnikasit dhe të tjerët, duke mos i përmendur faqe shqiptarët.
“Ata të cilët sot duan që ta bëjnë Kosovën monoetnike nuk e kanë zgjedhur rastësisht Artanën në mënyrë që me provokime të paskrupullta dhe falsifikim të historisë të fshehin se Kosova, në kohën kur ka qenë zemra e Serbisë, ishte një prej rajoneve më të pasura dhe një nga më të kulturuarit në Evropë”, ka përfunduar “ligjëratën” e tij Marko Gjuriq.