Live

CNN e fut Prishtinën në qytetet më të bukura të Evropës por me pak turistë.

16:37 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

CNN ka shkruar një artikull ku përmend qytete evropiane që duhet vizituar. Ndër ta mediumi i njohur botëror ka futur edhe Prishtinën. Për kryeqytetin shkruhet se:

Kryeqyteti i Kosovës nuk është zakonisht në krye të listës së shumë dëshirave të turistëve, por kjo nuk është arsye për të mos vizituar këtë qytet interesant.

Ndërsa Prishtina mund të ketë qenë sinonim i luftës 20 vjet më parë, ajo pësoi një transformim të madh që atëherë, me ndërtesa të ndryshme të çuditshme.

Muzeu etnografik i shkëlqyeshëm Emin Gjiku vlen një mëngjes eksplorimi, siç është edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës.

Biblioteka unike e Universitetit të Prishtinës do të magjepsë arkitektët, ndërsa ata që dëshirojnë të qetësohen mund të gjejnë ngushëllim në pishinën e madhe të vendosur në Parkun e Gërmisë, që gjendet vetëm në veri të qytetit.

Në këtë listë gjenden edhe qytete si: Haga, Sarajeva,Malmo, Bern, Tbilis, Minsk e qytete tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua