Live

Coutinho tregon çfarë i ka thënë Klopp

16:17 / 11 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Sulmuesi i Bayern Munich, Philippe Coutinho ka pranuar që ka pranuar këshillë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Braziliani ishte i lidhur me një kalim në Premier Ligë si huazim te United ose Tottenham.    

Por, në fund gjiganti gjerman arriti ta huazojë lojtarin për një vit me mundësi blerje.

Braziliani tha se ish-trajneri i tij i ka uruar fat, transmeton KosovaLive.

“Më dërgoi mesazh dhe me uroj fat. Me tha se Bayerni është klub i madh dhe Bundesliga është kampionat i mirë”, deklaroi ai.

Në fund ylli brazilian tha fjalë të mira për teknikun gjerman duke e cilësuar si një ndër trajnerët me të mirë në botë.

“Është trajner i mrekullueshëm, një ndër më të mirët në botë. Është lider i vërtetë. Kam mësuar shumë nga ai, sidomos nga ana psikologjike. Gjithmonë i gjen fjalët e duhura para dhe gjatë ndeshjes, në mënyrë që të rikthehesh në formën e duhur. E ka ndryshuar Liverpoolin dhe i ka bërë të fortë përsëri, ishte nder i madh të punosh me të”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua