Live

Coutinho vërshëllehet nga tifozët e Barcelonës

13:50 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Barcelona luajti kundër Arsenalit në “Camp Nou” duke triumfuar 2-1.

Para se të fillonte ndeshja u prezantua i gjithë ekipi i Barcës për sezonin e ri.

Ovacione të shumta pati nga publiku për Antonie Griezman, i cili kompletoi transferimin e tij nga Atletico Madridi.

Por e njëjta nuk ndodhi edhe për Coutinhon. Ish ylli i Liverpoolit u prit me vërshëllima nga tifozët, të cilët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e brazilianit. E ardhmja e tij po shihet gjithnjë e më larg Barcelonës.

Shpërndaje në

U Kopjua