Live

Cristiano Ronaldo shkel rregullat e komunikacionit në Arabinë Saudite, qytetarët kërkojnë arrestimin e tij

19:02 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka marrë vëmendjen maksimale këto ditë në media, por jo për sportin. Ajo çka bëri futbollisti i mirënjohur ngriti shqetësime e pasoj në një lumë kritikash nga qytetarët e Arabisë Saudite pasi autokolona e tij shkeli të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor, duke kaluar edhe në trotuarin e njerëzve dhe kjo pasi kishin mbetur në trafik në rrugët e Riadit.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale shihet makina Range Rover, që mendohet të jetë e badigardëve të CR7 që hipën mbi trotuar, e ndjekur më pas nga makina e sulmuesit portugez.

Qytetarët e alarmuar e kanë filmuar ngjarjen dhe kërkojnë nga autoritetet që ai të arrestohet sa më parë dhe shpresojnë që një veprim i tillë mos anashkalohet pasi ai është i njohur. Qytetarët dhe komentuesit në rrjete sociale thonë se ai duhet të jetë një shembull si figurë publike dhe sjelljen e tj e konsiderojnë të patolerueshme.

Shpërndaje në

U Kopjua