Live

Cristiano Ronaldo vendos rekord historik, bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje për kombëtare

20:45 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo është duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme, pavarësisht moshës 38-vjeçare.

Portugezi është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje për kombëtare në histori, me 197 sosh.

Nën urdhrat e përzgjedhësit të ri Roberto Martinez, Ronaldo është titullar ndaj Litenshtajnit, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionat Evropian.

Kështu, me këtë paraqitje, Ronaldo regjistron paraqitjen e 197-të për Portugalinë dhe mbetet të shihet nëse do ta gjejë edhe rrugën drejtë rrjetës.

Përpos kësaj, pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta mbajë edhe shiritin e kapitenit.

Portugalia ndodhet në grupin J dhe shihet si favorit i padiskutueshëm duke pasur në grup kombëtare si Sllovakia, Islanda, Luksemburgu, Bosnja & Hercegovina dhe Litenshtajni.

Ndeshja do të nis me fillim nga ora 20:45.

Shpërndaje në

U Kopjua