Sulmuesi i Juventusit, Juan Cuadrado është afër për ta nënshkruar kontratën e re me klubin italian.
Sipas mediave italiane, kolumbiani do ta vazhdojë kontratën e cila do ta mbajë në Torino deri në vitin 2022.
Nga kontrata e re do të fitojë rreth 4.5 milionë euro në fund të sezonit, transmeton KosovaLive.
Lidhja mes lojtarit dhe trajnerit Maurizio Sarri është shumë e mirë, pasi është rikthyer në formën e duhur dhe është thirrur nga Kombëtarja e Kolumbisë.
Juventus është lider në Seria A me 32 pikë, një më shumë se rivali Inter.