Live

Daçiq: Nëse Prishtina e heq tarifën, Bollton mund ta vizitojë rajonin

13:53 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nëse pala kosovare e heq tarifën ndaj mallrave serbe, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton mund ta vizitojë rajonin në fund të gushtit.

 “Do të ishte një lëvizje pozitive për zhvillimet në Ballkan edhe nëse Prishtina heq taksën ndaj mallrave serbe”, ka thënë Daçiq.

Ministri serb ka shtuar se gjatë vizitës së fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur rastin që të takohet me John Bolton, me të cilin thotë se ka biseduar edhe për çështjen e Kosovës.

Ndryshe, mediat e Beogradit kanë raportuar të martën se këshilltari i presidentit amerikan, Donald Tramp, John Bolton, do ta vizitojë  Prishtinën e Beogradin në fund të muajit gusht ose në fillim të shtatorit,  siç citon gazeta serbe “Blic”  “për ta nis një ofensivë për rifillimin e dialogut”.

Shpërndaje në

U Kopjua