Live

Dallku: Po pësojmë gola të lehtë, por ky është futbolli

16:13 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Dukagjini është mposhtur para adhuruesve të vet në xhiron e 23-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Klinasit kanë pësuar humbje në stadiumin ’18 qershori’ nga Gjilani me rezultat minimal 0-1.

Kjo humbje e lë paksa mbrapa në luftën për vendin e tretë skuadrën klinase që tani fokusin do ta ketë për t’iu shmangur rënies.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha se mysafirët ishin të fokusuar në mbrojtje, teksa po pësojnë gola të lehtë.

“E pamë që Gjilani ishte i fokusuar në defensivë. Kishte ardhur për rezultat të barabartë”.

“Ne po pranojmë gola të lehtë dhe përqendrimi po na bie në fund të lojës”.

“Kemi pasur edhe grupin e kufizuar, kemi pasur disa lojtarë jo në gjendjen më të mirë fizike. Ndeshje ka ende dhe ne do t’i marrim ato një nga një dhe të vijmë te fitorja që do të na sjellë qetësi”.

“Ne bëmë çdo gjë për të marrë rezultat pozitiv. Kishim edhe raste. E pamë rastin e Zulfiut, por ky është futbolli”, ka thënë Dallku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...