Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka thënë se partia që përfaqëson ai “preferon” një koalicion me Lëvizjen “Vetëvendosje” dhe partinë NISMA- Socialdemokrate.
“Ne jemi të interesuar të shkojmë të vetëm në garë, por preferenca ime është për një koalicion me Lëvizjen “Vetëvendosje” dhe me Nismën – Socialdemokrate”, ka thënë Dardan Sejdiu në një debat në televizionin “Dukagjini”.
Në anën tjetër, ditë më parë, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje” e kanë përjashtuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me PSD-në.