Live

“Dardanët” të gatshëm për ndeshjen vendimtare

10:24 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Seleksionuesi Bernard Challandes është treguar i matur para ndeshjes vendimtare me Çekinë, por atë që kërkon Kosova dhe tifozët e saj e ka shfaqur qartë mesfushori Valon Berisha.

Fitorja është synimi i Kosovës, në ndeshjen që të enjten (sot) zhvillohet në stadiumin “Dossan Arena” të Plzenit. Ndeshja nis në orën 20:45 dhe as barazimi nuk është i mjaftueshëm për “dardanët”, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja Çeki – Kosovë është e vlefshme për xhiron e parafundit të ciklit eliminator për Evropianin e vitit të ardhshëm. Nëse Çekia fiton, atëherë kualifikohet bashkë me Anglinë lidere të Grupit A, e nëse Kosova fiton, atëherë duhet pritur edhe rezultatet e xhiros së fundit, ndeshjet e të cilës zhvillohen të dielën: Kosova e pret Anglinë, e Çekia i shkon Bullgarisë së dorëzuar.

Aktualisht Çekia mban vendin e dytë në grup me 12 pikë, një më shumë se Kosova që mban vendin e tretë.

Challandes të mërkurën, në konferencën për shtyp të mbajtur në Plzen, disa orë pas mbërritjes në këtë qytet, nuk ka dashur të merrej me deklaratat e çekëve. Thjesht, tha se po shikon ekipin e tij dhe ka mjaft halle edhe pa shikuar në anën tjetër. Kosova do të paraqitet pa sulmuesin kryesor, Vedat Muriqi, i cili po vuan nga një lëndim i këmbës. Edhe disa lojtarë të tjerë kanë shqetësime me lëndimet, por edhe më keq ishte në ndeshjen e shtatorit, kur Kosova pa pesë titullarë mposhti Çekinë në Prishtinë, 2:1.

“Nuk është puna ime për të komentuar deklaratat e Çekisë. E dimë shumë mirë se kush jemi ne dhe kush është Çekia. Ne nuk kemi fare presion për këtë ndeshje dhe këtë e kam cekur edhe më herët, pasi thjesht do të kënaqemi me faktin që kemi arritur deri këtu të luftojmë për kualifikim në dy ndeshjet e fundit të këtij cikli eliminator”, ka thënë trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...