Live

David Luiz në Arsenal

10:24 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Chelsea dhe Arsenali duket se kanë arritur marrëveshje për transferimin e David Luizit te “Gunners”.

Ky transferim pritet të zyrtarizohet sot në ditën e fundit të afatit kalimtar në Angli, me klubet angleze që nuk do të mund të blejnë më lojtarë por kanë të drejtë të shesin deri më 31 gusht.


Sipas gazetarit të BBC-së, burim i afërt me klubin e Arsenalit, David Ornstein, tashmë Chelsea e Arsenali kanë arritur marrëveshje për David Luizin.

Qendërmbrojtësi brazilian raportohet se do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare, derisa do të transferohet për shumën e 8 milionë funteve në ‘Emirates’.

 Kampionati anglez fillon nesër.

Shpërndaje në

U Kopjua