Live

Dejona Mihali e viziton Rexhep Selimin në Hagë, e quan “çlirimtar prej së vërteti”

11:36 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka publikuar një foto nga Haga, atje ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mihali në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka uruar Rexhep Selimin për ditëlindje, me një foto ku shihet pranë bashkëshortes së tij, Shqipe Selimi.

“Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi. Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht.

Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkimshpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë. Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta” – ka shkruar ajo.

Në fund, Mihali e ka quajtur Selimin: “Çlirimtar prej së vërteti”.

Shpërndaje në

U Kopjua