Live

Deliu-Kodra: Nuk iu frikësohemi zgjedhjeve, as që e kemi hallin e tyre (VIDEO)

18:28 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pohuar se nuk frikësohen nga mbajtja edhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, nëse nuk arrin të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendi të Kosovës, brenda afateve kohore që janë të parapara me ligj.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se fajin për bllokimin e formimit të institucioneve të reja e ka Lëvizja Vetëvendosje.

“As që i frikësohemi zgjedhjeve as që e kemi hallin e zgjedhjeve, fundja qytetarët e Kosovës kanë votuar me votat e tyre një parti, duke i dhënë besim me numër më të madh të votave për të qeverisur me vendin. Këtë bllokim të qeverisjes, këtë marrje peng të institucionit më të lartë në vend po e shohim tash e sa kohë. Ora demokratike, ora fillon në kohën kur të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, kur zgjedhen organet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra. 

Shpërndaje në

U Kopjua