Live

Deliu: Me këtë qeveri çështja e personave të zhdukur ka pësuar regres

14:35 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se me Qeverinë aktuale çështja e personave të zhdukur ka pësuar regres.

Ajo ka shtruar pyetje se çfarë po diskutojnë palët në dialog për këtë çështje dhe se çfarë do të thotë deklarimi i emisarit Lajçak se palët janë pajtuar 95 për qind për tekstin e personave të zhdukur.

“Për çfarë po punojnë palët në këtë marrëveshje. Cilat janë paralajmërime e Lajçakut se palët janë pajtuar 95 për qind për tekstin e marrëveshjes, ku dihet se Serbia insiston t’i kategorizojë vetëm si të zhdukur, e kryeministri Kurti ka kërkuar që të theksohet si persona të zhdukur me forcë. Familjet e ta pagjeturve janë mashtruar nga kryeministri, i cili ka thënë se nuk negocion me Serbinë pa zbardhjen e fatit të pagjeturve”, ka thënë ajo në seancën e Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua