Live

Dëmtohen shenjat e trafikut nga predhat e armëve në Zllash të Prishtinës

09:49 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Zllash të Prishtinës janë dëmtuar shenjat e trafikut nga predhat e armëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërkaq, rasti në hetime.

“Fsh. Zllash, Prishtinë  NN. Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”.

Shpërndaje në

U Kopjua