Live

”Deputetët e legjislaturës së nëntë nuk do t’i marrin pagat e këtij fundmuaji”

08:30 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetët e legjislaturës së nëntë, e cila ende nuk është konsistuar, nuk do t’i marrin pagat e tyre në fund të muajit prill dhe as sot në ditët e para të majit.

Kjo për faktin se 120 deputetët e kësaj legjislature janë betuar më 19.04.2025 dhe nuk e kanë bërë një muaj të plotë pune.

Rrjedhimisht, ata do ta marrin pagën e parë tek në fund të muajit maj, në të cilin do të përllogaritet edhe angazhimi gjatë muajit prill.

Kjo u konfirmua për KALLXO.com nga Zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

“Pagat e deputetëve llogariten nga dita e betimit të tyre. Për shkak që betimi është bërë më 19 prill, pagat e këtij muaji do të procedohen me pagën e muajit maj.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Në listën e deputetëve të betuar janë edhe Albin Kurti dhe shumica e Ministrave të tij, ndonëse me Ligj atyre nuk u lejohet të marrin pagën e Deputetit dhe të ushtrojnë funksion qeveritar.

Shpërndaje në

U Kopjua