Live

Deputetja e LVV-së pjesë e “Big Brother VIP Kosova 2”?

14:04 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Big Brother VIP Kosova ka disa javë që ka përfunduar.

Fitues i këtij edicioni të parë ka qenë Stresi, i cili në finale ishte me Artaninj, Julianën dhe Mbresën.

Pas kësaj, drejtori, Adriatik Kelmendi ka pyetur fansat e tij në Instagram se kë do të donin banorë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Në mesin e shumë emrave të estradës, ishte edhe deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi.

Artistja e ka ri postuar storyn e Kelmendit teksa ka pyetur sërish ndjekësit e saj për këtë vendim.

”Qa po thoni popullatë?”, ka shkruar ajo duke e lënë si mundësi të hapur.

Shpërndaje në

U Kopjua