Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues.
Ai ka treguar se pas aktit e kishte kërkuar dhëndrin e tij, Naimin, dhe të njëjtin e kishte gjetur të shtrirë në hotel madje siç deklaroi, ai kishte porositur edhe drekë në ato momente, transmeton klankosova.tv.
”Rreth orës 11 kam provuar të gjejë kontakt me Naimin se nuk e dijshim ku ndodhet e kam thirrë Valon Lluken m’ka thanë merre numrin e shoferit me të cilin ështe Naimi e fol me të”.
”E kam thirrë Betim Podrimqakun më ka thënë që Naimi është në Sëiss, jemi nis me djalin e axhes dajës dhe tezakun na kanë thanë është nalt në dhomë”.
”Ai ishte ratë në krevatin e tij, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë, e kishte porositur dhe dreken. Nga habia mendonim që ishte i frikësuar dhe është mërzia qysh po e vuan”.
”I thash a mujna me shku ne morg me pa Liridonen”.
M’ka thanë jo nuk na lejohet”.