Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, po mbahet mbledhje e jashtëzakonshme, me pikën e vetme e rendit të ditës është propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2025-2033.
Në këtë mbledhje nuk pati kuorum në shqyrtimin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2025-2033, pasi munguan aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.
Kjo seancë e jashtëzakonshme u ndërpre menjëherë pas komunikimit të mungesës së kuorumit.