Live

Dështon votimi për projektligjin për fertilizmin e asistuar

14:11 / 24 Maj 2023

Nga Kosova Live

Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk është votuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo përshkak se nuk pati korum të mjaftueshëm për ta votuar. Vetëm 59 deputetë votuan, shkruan kosovalive.net

Ky ligj është sponsorizuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por çfarë parasheh projekligji?

Që në nenin 1, hartuesi i projektligjit ka treguar qëllimin e tij.

“Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, mbikqyrjen, inspektimin, për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues.” – thuhet aty.

Në lidhje me fertilizimin e asistuar mjekësor, projektligji tregon se kur mund të përdoret.

“FAM është procedurë që aplikohet kur trajtimi i infertilitetit është i pasukseshëm ose shfrytëzohet për menjanimin e sëmundjes së rëndë të trashëguar në fëmijë gjatë mbarësimit natyral.” – theksohet aty.

Sipas projektligjit, edhe gratë e pamartuara e kanë të drejtën në qasje të fertilizimit me asistencë mjekësore.

“3.0 Zbatimi i teknikave të riprodhimit të asistuar kryhet nga ekipi i profesionistëve të licencuar dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor sipas legjislacionit në fuqi, kur:

3.1 çifti ka dështuar në përpjekjet për të pasur fëmijë për një periudhë prej së paku një vit me marrëdhënie të pambrojtura nëse nuk dihet paraprakisht shkaku i infertilitetit

3.2 metodat tjera të trajtimit të infertilitetit të gruas, burrit ose çiftit

3.3 rekomandohet parandalimi i bartjes së sëmundjeve gjenetike nga prindërit tek fëmija;

3.4 rekomandohet parandalimi i bartjes së sëmundjeve tjera që do të rezultonin në vdekje të parakohshme, ngecje mendore ose pa aftësi të rëndë të fëmijës;

3.5 konsiderohen si alternativë e vetme për të lindur fëmijë.

4. Fertilizimi i asistuar mjekësor është e drejtë edhe e gruas së pamartuar.” – thuhet në ligj.

Shpërndaje në

U Kopjua