Live

Detaje ekskluzive nga incidenti me të shtëna në Vushtrri, zbulohen të dyshuarit që u kapën mes vete

21:05 / 19 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një mosmarrëveshje mes disa personave në Vushtrri ka eskaluar në përdorimin e armës së zjarrit, duke trazuar banorët në rrugën “Ajet Gerguri” mbrëmjen e së martës. Disa persona përfunduan në Polici si të dyshuar, ndërsa rasti tashmë është iniciuar.

Burimet e Sinjalit brenda kanë bërë të ditur se katër personat e përfshirë në incident janë L.Maliqi, A.Maliqi, A.Maliqi dhe O.Z.

Bazuar në informacionet e para, O.Z., i moshës së mitur fillimisht ka pasur një përplasjeje verbale me tre të dyshuarit e tjerë e më pas ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi dhe ka shtënë një herë.

Si pasojë, gjatë përpjekjes nga tre të dyshuarit për t’ia marrë armën nga dora, i mituri ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Policia ka arrestuar të gjithë të dyshuarit dhe i ka shoqëruar në stacion policor, ndërsa është konfiskuar arma e përdorur në rast.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”, “Përdorim të armës” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Shpërndaje në

U Kopjua