Live

Detaje nga lëndimi i dy punonjësve në Lipjan, tavani ishte renovuar në nëntor 2024

14:40 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Drejtuesi i Zyrës për Punësim në Komunën e Lipjanit, Ismet Gashi, ka folur për Klankosova.tv për lëndimin e dy punonjësve të mërkurën nga rënia e tavanit të objektit në fjalë.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 08:00 të mëngjesi, duke shtuar se punonjësit e lënduar janë një burrë dhe një grua.

Gashi shtoi se shkak i rënies është mospuna e duhur nga një kompani të cilën kishte punuar në renovimin e një pjesë në nëntor të vitit 2024.

“Kam qenë në zyrën time, kam dëgjuar një krismë të madhe nga rënia e tavanit, më pas dy kolegët që ishin në zyrë, një punonjëse ishte lënduar dhe doli me nxitim nga ajo pjesë”.

“Ndërsa, punonjësi tjetër kishte mbetur i ulur në karrige për shkak të gjërave që i kishin rënë mbi. Të dy janë të lënduarë, kam kontaktuar menjëherë QKMF-në në Lipjan, dhe më pas janë dërguar punonjësit për tretman në QKUK”.

“Sa kam informacione janë liruar të dy dhe janë nënpërkujdesje në shtëpitë e tyre. Kjo pjesë e tavanit që është shembur është renovuar në nëntor të vitit të kaluar, dhe është rënë sot”, ka pohuar Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes dolën edhe Policia e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua