Live

Dhunë në një familje: Llapjani rrah dhëndrin pasi ia sulmoi motrën, të dy në pranga të Policisë

08:09 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Podujevë, por këtë herë në rast u përfshi edhe një familjar i viktimës.

Incidenti ndodhi në fshatin Pakashticë e Epërme, ku Policia arrestoi dy persona të dyshuar, burrin e viktimës dhe vëllain e saj.

Siç merr vesh Kosovalive, fillimisht rasti u raportua nga gruaja, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Ajo raportoi se burri e ka rrahur dhe kërkoi ndihmë në Polici.

Pas këtij incidenti në familjen e tyre, vëllai i viktimës, rreth 26-vjeçar, ka ndërhyrë duke e sulmuar fizikisht dhëndrin e tij dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Gruas viktimë e dhunës nga burri i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa më pas është intervistuar lidhur me rastin.

Burri dhe vëllai i saj përfunduan si të dyshuar dhe ndaj tyre, Prokurori i Shtetit urdhëroi masën e ndalimit policor.

Shpërndaje në

U Kopjua