Këngëtarja Dhurata Dora ka bërë një ndryshim në dukjen e saj e së fundi sëhtë shfaqur shumë me stil në dasmën e BigBang.
Gjatë mbrëmjes së djeshme producenti BigBang është martuar me të dashurën e tij prej vitesh, Blerina Bokshi.
Në këtë dasmë kanë qenë të pranishëm shumë nga yjet e estradës sonë, e ndër ta edhe këngëtarja Dhurata Dora, shkruan Gazeta Express.
Dhurata ka veshur një fustan të Blerina Kllokoqi Rugova, fustan i zi, shumë të shkurtër me një pjesë shtesë në duar që e kompletonte dukjen.
Këngëtarja vërehet se kohët e fundit ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, dhe flokët e gjatë në karamel i shkonin shume me fustanin që ka zgjedhur.
Dasma e Arbërit, producentit të njohur si Big Bang ka qenë një natë me shumë atmosferë dhe videot e postimet nga ceremonia dhe festa nuk kanë munguar nga thuajse të gjithë të ftuarit.
Dasma sëhtë organizuar në vendin e njëjtë ku vitin e kaluar janë martuar edhe vëllai i Arbërit, Gjiko me Elita Rudin, të cilët gjithashtu kanë shkëlqyer në dasmën e Arbërit dhe Blerinës.